Kontratat dhe anulimi i tyre
Përshkrimi
- Kushtet ligjore që duhet të plotësohen për tu konsideruar një kontratë nule dhe e rrëzueshme;
- Shkeljet relative dhe absolute të kontratave sipas dispozitave ligjore;
- Kontrata e rrëzueshme, shkaqet ligjore të cilat e bëjnë një kontratë të rrëzueshme;
- Rrethi i subjekteve të cilët mund të kërkojnë anulimin e kontratave të rrëzueshme;
- Procedura kontestimore lidhur me vërtetimin e nulitetit relativ dhe absolut të kontratave;
- Pasojat juridike të anulimit të kontratës relativisht të pavlefshme;
- Pozita e palëve kontraktuese dhe personit të tretë pas anulimit të kontratës relativisht të pavlefshme;
- Afatet kohore ligjore brenda të cilave mund të kërkohet anulimi i kontratave të rrëzueshme;
- Mjetet e sigurimit të ekzekutimit të kontratave, llojet dhe karakteristikat e tyre;
- Kontraktimi i mjeteve të sigurimit dhe mënyra e realizimit të tyre
- Procedura gjyqësore për vendosje në konteste të tilla.
Objektivat
Pas përfundimit të trajnimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:
- Dallojnë kushtet ligjore të cilat duhet plotësuar për t’u konsideruar një kontratë nule dhe e rrëzueshme;
- Dallojnë shkeljet relative dhe absolute të kotratave duke i zbatuar dispozitat ligjore në fuqi;
- Njohin rrethin e subjekteve të cilët mund të thirren në pavlefshmërinë relative të kontratave;
- Avancojnë njohuritë rreth pasojave te nulitetit relativ të kontratave;
- Zbatojnë drejtë dispozitat e LMD-së lidhur me pavlefshmërinë e kontratave të rrëzueshme;
- Kuptojnë zhvillimin e procedurës kontestimore në drejtim të vërtetimit të nulitetit relativ dhe absolut të kontratave;
- Njohin mjetet e sigurimit të ekzekutimit të kontratave;
- Zbatojnë në mënyrë efikase dispozitat lidhur me krijimin dhe specifikat e mjeteve reale dhe personale të ekzekutimit të kontratave;
- Njohin procedurën dhe mënyrën e vendosjes në konteste gjyqësore që kanë të bëjnë me realizimin e mjeteve të sigurimit të kontratave.
Vendi i mbajtjes
Lokacioni: Akademia e Drejtësisë
Qyteti: Prishtinë
Shteti: Kosovë
Trajnues:
Zenel Leku
Faton Ademi
-
08-09 Shkurt