Program i Specializuar i Trajnimit - Dhuna në Familje
Përshkrimi
- Elementet e përgjithshme dhe ato të veçanta që e përbëjnë figurën e veprën penale të Dhunës në familje, sipas nenit 248 të KPRK-së;
- Dhuna psikologjike, Dhuna ekonomike, Dhuna ne baza gjinore, Dhuna në familje nga kryesit me çrregullime mendore;
- Cilësimet juridike në kuadër të Dhunës në familje:
- Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës” , neni 243 par.1 të KPRK-së, me theks të veçantë kur të dëmtuarit të mitur pësojnë lëndime trupore nga anëtarët e familjes, të përcaktohet kompetenca lëndore se nga cili departament do të duhej trajtuar kjo vepër respektivisht, Departamenti i Përgjithshëm - dhuna në familje apo Departamenti për të mitur, pasi që nuk veprohet njësoj lidhur me vendosjen sa i përket këtyre lëndëve nga prokurorët në Prokurorit e Shtetit.
- Shkelja e urdhrit mbrojtës dhe dispozitat ligjore qe aplikohet me rastin e për cilësim juridik;
- Implementime i udhëzimet të Gjykatës Supreme, (Udhëzuesi me numër Gj.A.Su. 113/2020);
- Amandamenti Nr.26 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Konventa e Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës kundër Grave e quajtur si Konventa e Stambollit - pjesë integrale e Kushtetutë dhe Neni 22 i Kushtetutës përcakton zbatimin e drejtpërejtë të konventës në Republikën e Kosovës.
- Hetimi dhe ndjekja e rasteve të dhunës në familje
- Teknika e pyetjes së viktimës në rastet e dhunës në familje
- Roli i Qendrës për Punë Sociale në veprimet kriminale Dhuna në familje, veçanërisht me recidivistët.
- Trajtimi social dhe preventiv i viktimave të dhunës në familje dhe kryerësve (me të gjithë akter të përfshirë);
- Bashkëpunim ndër institucionale kur kryerësit janë të sëmurë psikik apo persona të varur nga narkotik;
- Përpilimi i aktakuzës (për shkak se ngatërrohen veprat penale të dhunës në familje me v.p. lëndim i lehtë etj.)
- Rrethanave lehtësuese dhe rënduese në procedurën penale si pjesë e përllogaritjes së dënimit me fokus në rastet e dhunës në familje.
Objektivat
- Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjende që të:
- Avancojnë njohuritë lidhur me dispozitat ligjore qe kane te bëjnë me dhunën në familje, hetimin dhe ndjekjen e rasteve të dhunës në familje;
- Njohin format e manifestimit të dhunës në familje, duke përfshirë dhunën fizike, psikike e ekonomike;
- Zgjerojnë njohurit me praktikat unike në zbatim të legjislacionit dhe cilësimin e veprave penale sipas udhëzimit të Gjykatës Supreme;
- Analizojnë dispozitat te cilat i referohen rasteve të shkeljes se urdhrit mbrojtës;
- Avancojnë njohurit lidhur me Konventën e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje (Konventa e Stambollit).
Vendi i mbajtjes
Lokacioni: Akademia e Drejtësisë
Qyteti: Prishtinë
Shteti: Kosovë
Trajnues:
Faton Ademi
Shenaj Berisha
-
14-15 Shkurt