Program i Specializuar i Trajnimit Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare – Sesioni II

Përshkrimi

  • Diskutime lidhur me elementet e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare;
  • Dashja si element i veprës penale të korrupsionit;
  • Çështja e realizmit apo mos realizimit të dëmit apo përfitimit;
  • Qëllimi si element për vërtetimin e veprës penale të korrupsionit;
  • Vlerësimi i provave bindëse ( të drejtpërdrejta) dhe rrethanore;
  • Krijimi i figurës se veprës penale të korrupsionit me prova rrethanore;
  • Mashtrimi në prokurim si vepër penale e ndërlikuar;
  • Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar;
  • Konflikti i interesit;
  • Marrja e ryshfetit;
  • Dhënia e ryshfetit;
  • Nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore dhe
  • Veprat tjera penale të këtij Kapitulli.

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

  • Zbatojnë në mënyrë të drejtë dispozitat ligjore të kapitullit të veprave penale të korrupsionit zyrtar dhe veprave penale kundër detyrës zyrtare;
  • Të identifikojnë elementet esenciale të secilës formë të veprave penale të këtij Kapitulli;
  • Të zgjerojnë njohuritë rreth pasojave dhe rrezikshmërisë së këtyre veprave penale.

Vendi i mbajtjes

Lokacioni: Akademia e Drejtësisë

Qyteti: Prishtinë

Shteti: Kosovë

Trajnues:

Bashkim Hyseni

Kujtim Munishi