Akuzimi dhe dënimi i rasteve të rasteve të dhunës në familje

Përshkrimi

Standardet ndërkombëtare dhe korniza ligjore e Kosovës në trajtimin e rasteve të dhunës në familje;

  • Standardi i masave paraprake;
  • Standardi i vonesës së panevojshme;
  • Standardi i kompensim – i zbatueshëm për viktimat/të mbijetuarit e dhunës në familje;
  • Korniza ligjore e Kosovës për rastet e dhunës në familje;
  • Kodi Penal (06/L-074), 2019;
  • Kodi i Procedurës Penale (04/L-123), 2012;
  • Kodi i Ri i Procedurës Penale (08/L-032), gusht 2022 – Hynë në fuqi shkurt 2023;
  • Udhëzuesi për cilësimin juridik dhe trajtimin e rasteve të dhunës në familje sipas Kodit Penal, Gjykata Supreme e Kosovës, 2020;
  • Gjykata Supreme e Kosovës - Udhëzues për politikën ndëshkimore, 2018;
  • Vlerësimi i rasteve të dhunës në familje në procedura penale të përcjella me aktgjykime;
  • Vlerësimi i seriozitetit të rasteve të dhunës në familje nga gjyqtarët dhe prokurorët;
  • Ndjekja penale, gjykimi dhe kompensimi për rastet e dhunës në familje;
  • Standardet e punës lidhur me vonesën e panevojshme dhe masat paraprake;
  • Përfaqësimi i prokurorisë në aktakuzat e dhunës në familje;
  • Kompensimi i dëmit;
  • Shqyrtimi i dosjeve të mëparshme të prokurorisë për të pandehurit;
  • Faktorët lehtësues dhe rëndues;
  • Faktorët lehtësues;
  • Faktorët rëndues;
  • Aktgjykimet e gjykatave në procedurat penale
  • Rishikim i cilësimit të lehtë të shkeljeve apo dënimet e lehta të dhëna në aktakuzë;
  • Lëshimi i dënimeve me kusht;
  • Heqja e dënimit me kusht;
  • Arsyetimi në aktgjykime.

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

  • Avancojnëi njohuritë lidhur me standardet ndërkombëtare për trajtimin / ndëshkimin e rasteve të dhunës në familje dhe zbatimin praktik të tyre konform dispozitave ligjore përfshirë udhëzuesve që kane të bëjnë me veprën penale të dhunës në familje apo veprave tjera penale të kryera në marrëdhënie familjare.
  • Zhvillojnë aftësitë për të identifikuar dhe njohur seriozitetin e dhunës ne familje dhe ndikimin delikat dhe të gjatë ndaj viktimës si dhe në shoqërisë dhe zbatimi i aftësive gjatë vlerësimit të rasteve të dhunës në familje nga gjyqtarët dhe prokurorët.
  • Zhvillojnë njohuritë me standardet e punës lidhur me vonesën e panevojshme dhe masat paraprake të zbtueshmëria e tyre gjatë ndjekjes penale, shqyrtimi i dosjeve të mëparshme të prokurorisë për të pandehurit si dhe dhënat paraprake të viktimës për kërkesat për ndihmë, gjykimit dhe kompensimit për rastet e dhunës në familje.
  • Identifikojnë dhe vlerësojnë drejtë format e ndryshme të rrethanave lehtësuese dhe rënduese duke u bazaur në veçoritë e dhunës në familje gjatë akuzimit dhe dënimit të rasteve të dhunës në familje si nga prokuroria po ashtu gjyqësori - që do të ndikojnë në ngritjen e aktakuzës dhe shqiptimin e dënimit ndaj kryerësve,
  • Nxjerrin aktgjykime me, cilësim të drejtë apo efektive, proporcionale dhe dekurajuese të dënimeve, në proporcion me peshën e shkeljes, sjelljes dhe rrethanave të shkelësit.

Vendi i mbajtjes

Lokacioni: Hotel Sirius

Qyteti: Prishtinë

Shteti: Kosovë

Trajnues:

Bardhë Krasniqi

  • 05 Shtator