Zbatimi dhe specifikat e instrumenteve ndërkombëtare, Direktivave dhe Rregulloreve të UE-së mbi çështjet komerciale dhe doganore

Përshkrimi

  • Kontestet komerciale me element të huaj;
  • Konventa e OKB_së për shitjen ndërkombëtare të mallrave;
  • Zbatimi dhe specifikat e Direktivave dhe Rregulloreve të UE-së mbi çështjet komerciale, fiskale dhe doganore.

Objektivat

Pas përfundimit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:

  • Zgjidhin kontestet komerciale me element të huaj;
  • Përshkruajnë kufijtë e fushëveprimit territorial edhe substancial të secilit instrument të trajtuar gjatë kursit;
  • Diskutojnë mbi elementet kyçe të përmbajtjes së instrumenteve të diskutuara gjatë kursit;
  • Identifikojnë instrumentet kryesore të UE-së dhe instrumentet tjera ndërkombëtare të cilat rregullojnë çështjet komerciale, fiskale dhe doganore;
  • Zbatojnë Konventën për Shitjen Ndërkombëtare të Mallërave (KShNM) në praktikë;
  • Përshkruajnë sfidat kryesore në zbatimin e instrumenteve të prezantuara gjatë kursit;
  • Identifikojnë elementet e huaja në kontestet e tyre dhe të vlerësojnë relevancën e tyre në përcaktimin e kompetencës së Gjykatës Komerciale dhe në përcaktimin e së drejtës kompetente.

Vendi i mbajtjes

Lokacioni: Akademia e Drejtësisë

Qyteti: Prishtinë

Shteti: Kosovë

Trajnues:

Donikë Qerimi