Trajnim i Trajnuesve - Arsyetimi i vendimeve Gjyqësore

Përshkrimi

Akademia e Drejtësisë së Kosovës në bashkëpunim me projektin e Këshillit të Evropës: “Mbështetje për Gjykatën Kushtetuese në zbatimin dhe promovimin e standardeve evropiane për të drejtat e njeriut”, organizon Trajnimin e Trajnuesve (TiT1) lidhur me Arsyetimin e vendimeve gjyqësore për ushtruesit e profesionit ligjor në sistemin gjyqësor, duke përfshirë gjyqtarët, prokurorët, aktiv në fushën e trajnimit gjyqësor. Qëllimi i përgjithshëm i këtij trajnimi me kohëzgjatje një ditë e gjysmë (1.5 ditor) është që t’i zhvillojë kapacitetet e profesionistëve të interesuar ligjor, të cilët aktualisht janë ose do të caktohen në të ardhmen në trajnime dhe arsimim ligjor në sektorin e Drejtësisë, për përdorimin e ideve më thelbësore dhe mjetet që kanë të bëjnë me hartimin dhe arsyetimin e vendimeve gjyqësore. Trajnimi bazohet në doracakun e zhvilluar nga projekti si një mjet i gjithanshëm që mund të përdoret në procesin e trajnimeve profesionale për profesionistët e drejtësisë, si një material i dobishëm për t'i udhëzuar ata në kuptimin e standardeve ndërkombëtare në fushën e hartimit të vendimet gjyqësore

Objektivat

Objektivat specifike të Trajnimit janë:

Të thellojë njohuritë e pjesëmarrësve në përcaktimin e përmbajtjes të së drejtës dhe detyrimit për një gjykim të arsyetuar, duke përfshirë referencën në standardet e aplikueshme të cilësisë dhe procesin e hartimit të vendimeve gjyqësore të arsyetuara mirë;

T'i njoftojë ata me udhëzimet praktike që lidhen me arsyetimin dhe logjikën e vendimeve gjyqësore, duke përfshirë këshilla praktike të nxjerra nga vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) për mënyrën si hartohen pjesët e ndryshme të vendimeve;

T’ju sigurojë atyre qasje në praktikën gjyqësore specifike të GJEDNJ-së dhe asaj kombëtare, për të ofruar shembuj praktikë të praktikave të mira dhe instancave kritike që lidhen me arsyetimin gjyqësor. Përdorimi i shembujve realë të formulimit të vendimeve, si në GJEDNJ ashtu edhe në nivel kombëtar, do t'i ndihmojë përdoruesit të kuptojnë se hartimi i vendimeve gjyqësore është një proces, secila fazë e të cilit i ka veçoritë e caktuara. 

Vendi i mbajtjes

Lokacioni: Hotel International Prishtina

Qyteti: Prishtinë

Shteti: Kosovë

Trajnues:

Ivana Roagna

Bekim Sejdiu

  • 19-20 Shtator