Masat e fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit në procedurën penale

Moduli: Kodi i Procedurës Penale

Nënmoduli: Masat e fshehta të hetimit dhe të vëzhgimit

Përshkrimi

Në Kodin e Procedurës penale të Kosovës nuk është bërë përkufizimi formal i masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit në përgjithësi,  por ligjvënësi ka bërë përkufizimin në veçanti të masave duke përcaktuar shprehimisht se masat e caktuara nga nën paragrafi 1 deri në nën paragrafin 12 të nenit 87 në Kodin e Procedurës Penale, konsiderohen si masa të fshehta ose teknike të hetimit dhe vëzhgimit. Quhen të “fshehta” sepse zbatimi i tyre paraprakisht përgatitet të zbatohet pa njohurinë e personave që janë  subjekte të këtyre masave se ndaj tyre janë duke u zbatuar masat e fshehta. Këto masa në literaturë quhen edhe si masa speciale të hetimit, kurse autorë tjerë i përshkruajnë  edhe si mjete për kërkimin e provave me të cilat mund të arrihet në zbulimin e veprave penale dhe që duhet përdorur në rastet kur me to zbulohen veprat penale të cilat nga lloji i tyre është shumë e vështirë të zbulohen[1].



[1] Sina Darjel, Përgjimi dhe Shteti Ligjor: Aspekti kushtetues i këtij fenomeni, Tiranë, Mars , 2011, fq.1.

Objektivat

·         Identifikojnë rastet se kur lejohet përdorimi i masave të fshehta dhe për cilat vepra penale mund të urdhërohen masat e fshehta;

·         Kuptojnë natyrën, kufijtë dhe parimet për lëshimin e masave të fshehta; 

·         Identifikojnë kushtet ligjore lidhur me përdorimit, personat kundër të cilëve mund të përdoren, kohëzgjatjen e tyre;

·         Njihen me standardet vendore dhe ndërkombëtare lidhur me privatësinë dhe jetën private.

Vendi i mbajtjes

Lokacioni: Akademia e Drejtësisë

Qyteti: Prishtinë

Shteti: Kosovë

Trajnues:

Avni Mehmeti

  • 19 Shtator