Procedura paraprake dhe fillimi i hetimeve
Moduli: Kodi i Procedurës Penale
Nënmoduli: Fillimi i hetimit formal dhe procedura penale
Përshkrimi
Në procedurën tonë penale, për faktin se është kryer një vepër penale që ndiqet kryesisht (ex officio), policia dhe organet e tjera publike (neni 78) si dhe në raste të caktuara me ligj (nenet 385-387 të Kodit Penal)) edhe qytetarët kanë për detyrë ta informojnë prokurorin e shtetit nëpërmjet kallëzimit penal për veprën e kryer. Jashtë rasteve të sipër cekura, qytetarët kanë të drejtë t’i kallëzojnë veprat penale (neni 79 paragrafi 1). Nga sa u tha, shihet se edhe qytetarët mund të ndikojnë në ndjekjen e veprave penale tek organi kompetent. Sipas nenit 68 të KPP-së, procedura penale ka katër faza të ndryshme.
Objektivat
·
· Njoftohen me ndryshimet substanciale të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, që kanë të bëjnë me procedurën paraprake dhe hetimore;
· Kuptojnë arsyet dhe qëllimin autentik apo burimor të këtyre ndryshimeve, pra të njoftohen saktësisht me arsyetimin e qartë të ndryshimeve;
Vendi i mbajtjes
Lokacioni: Akademia e Drejtësisë
Qyteti: Prishtinë
Shteti: Kosovë
Trajnues:
Naim Abazi
-
25 Shtator