Ushtrimi i mjeteve juridike nga ana e prokurorit

Ushtrimi i mjeteve juridike nga ana e prokurorit

Përshkrimi

Në këtë modul do të jepen shpjegime në përgjithësi për ankesën që e ushtron prokurori i shtetit, kundër aktvendimeve të gjyqtarit të procedurës paraprake, gjyqtarit për të mitur në procedurën përgatitore, gjyqtarit të vetëm dhe kryetarit të trupit gjykues pas seancës fillestare. Po ashtu në këtë prezantim pjesëmarrësve do tu jepen shpjegime lidhur me përpilimin e ankesës kundër aktgjykimit të gjykatës themelore dhe aktgjykimeve të gjykatës së apelit në rastet e parapara më KPP, kur kemi të bëjmë më shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, përmbajtjen e ankesës, formën e saj, bazën ligjore, afatin për ushtrimin e ankesës, kujt i adresohet në sa kopje, propozimet në ankesë dhe mundësitë e vendosjes së gjykatës lidhur me ankesë.

Objektivat

Pas përfundimit të këtij moduli trajnues, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të - Përpilojnë ankesën që e ushtron prokurori shtetit kundër aktvendimeve të gjyqtarit në procedurës paraprake, gjyqtarit për të mitur në procedurën përgatitore, gjyqtarit të vetëm dhe kryetarit të trupit gjykues pas seancës fillestare; - Zbatojnë drejtë prcedurën e paraqitjes së ankesës; - Zbatojnë drejtë procedurën lidhur më ankesë kundër aktvendimit në Gjykatën e Apelit; - Zgjerojnë njohurit arsyet e ankesës kundër aktvendimit dhe - Zgjerojnë njohuritë lidhur me vendimet mbi ankesën kundër aktvendimeve - Përpilojnë ankesën kundër aktgjykimit të gjykatës themelore dhe aktgjykimeve të gjykatës së apelit në rastet e parapara më KPP; - Zbatojnë drejtë bazën ligjore për përpilimin e ankesës; - Zgjerojnë njohurit lidhur me propozimet që duhet bërë në ankesë; - Zgjerojnë njohurit për mundësitë e vendosjes së gjykatës lidhur më ankesë.

Vendi i mbajtjes

Prishtinë

  • 29-15 Gusht