Ushtrimi i mjeteve juridike nga ana e prokurorit

Ushtrimi i mjeteve juridike nga ana e prokurorit

Përshkrimi

Në këtë prezantim pjesëmarrësve do tu jepen shpjegime lidhur më përpilimin e ankesës nga ana e prokurorit të shtetit, kundër aktgjykimeve të gjykatës, për shkak të shkeljes së ligjit penal, vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike dhe për shkak të vendimit mbi sanksionin penal, konfiskimit të dobisë pasurore të fituar më vepër penale, shpenzimeve të procedurës penale, kërkesave pasurore juridike, si dhe për shkak të publikimit të aktgjykimit, si dhe njohurit themelore të mjeteve të jashtëzakoshme juridike

Objektivat

Pas përfundimit të këtij moduli trajnues, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të: - Përpilojnë ankesë kundër aktgjykimi për shkak të shkeljes së ligjit penal, vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike dhe për shkak të vendimit mbi sanksionin penal, konfiskimit të dobisë pasurore të fituar më vepër penale, shpenzimeve të procedurës penale, kërkesave pasurore juridike, si dhe për shkak të publikimit të aktgjykimit; - Njohin përmbajtjen ankesa; - Vlerësojnë arsyet e ushtrimit të ankesës; - Procedurën e paraqitjes së ankesës kundër aktgjykimit; - Procedura lidhur me ankesën kundër aktgjykimit në Gjykatën e Apelit; - Vendimet e Gjykatës së Apelit lidhur më ankesën kundër aktgjykimit. - Zbatojnë në mënyrë të drejtë dhe efikase dispozitat ligjore mbi marrëveshjen për pranimin e fajësisë, - Verësojnë parimet dhe qëllimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë i cili institut ndikon në zgjidhjen më të shpejtë të rasteve, - Aalizojnë faktet që mundësojnë inicimin e negocimit të marrëveshjes për pranimin e fajësisë, - Zbatojnë afatet procedurale për negocimin e marrëveshjes, - Vlerësojn pozitën e palëve në procedurë, - Hartojnë marrëveshje për pranimin e fajësisë dhe - Njohin sistemet tjera juridike, lidhur me zbatimin e kësaj marrëveshje

Vendi i mbajtjes

Prishtinë

  • 21 Gusht