Menaxhimi i stresit

Menaxhimi i stresit

Përshkrimi

Gati është e pamundur të mendohet jeta e përditshme në “botën moderne “pa stresin si pjesë e pandashme e saj. Çka në të vërtetë është stresi? Stresi është tërësi e reagimeve emocionale, trupore dhe të sjelljes ndaj atyre kërkesave, sfidave dhe ngarkesave të cilave individi u nënshtrohet në rrethana të ndryshme të punës e jetës. Nëse parashtrohet pyetja se kush janë burimet e stresit apo stresorët atëherë mund të përgjigjemi se stresorët janë ngjarje ose forca të mjedisit që kërcënojnë ekzistencën e organizmit dhe mirëqenien. Stresorët e mjedisit ndikojnë drejtpërdrejte në natyrën dhe marrëdhëniet tona sociale ...

Objektivat

Pas përfundimit të këtij sesioni trajnues, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të: - Njoftohen me karakteristikat dhe veçorit dalluese të personaliteteve të cilat do të jenë në raport me ta në cilësi të ndryshme; - Dallojnë elementet dhe faktorët influentues pozitiv dhe ata degjenerues negativ në socium dhe në ambientin e punës sidomos të cilët ndërlidhen me stresin dhe stresorët e ndryshëm; - Identifikojnë se cilët janë faktorët determinues te individi në sjellje devijante dhe kundërligjore; - Mësojnë se cilat janë mënyrat më të mira të tejkalimit të situatave stresuese . - Zhvillojnë shkathtësi mbi menaxhimin e mirë të kohës dhe stresit si predispozitë e një performance më cilësore gjatë ushtrimit të profesionit të prokurorit. - Mësojnë se cilat vlera, detyra e qëllime kanë prioritet gjatë prioritizimit të vlerave detyrave. - Njoftohen me karakteristikat dhe veçorit dalluese të personaliteteve të cilat do të jenë në raport me ta në cilësi të ndryshme. - Dallojnë elementet dhe faktorët influentues pozitiv dhe ata degjenerues negativ në socium dhe në ambientin e punës sidomos të cilët ndërlidhen me stresin dhe stresorët e ndryshëm. - Identifikojnë se cilët janë faktorët rrezikues të shëndetit - Mësojnë se cilat janë teknikat dhe shkathtësitë e tejkalimit të situatave të renda stresuese. - Zhvillojnë shkathtësi mbi ruajtjen e shëndetit mental e fizik, mbi mos konsumimin profesional gjatë ushtrimit të profesionit të prokurorit.

Vendi i mbajtjes

Prishtinë

  • 10-16 Tetor