Ligji Nr. 05/L -095 për Akademinë e Drejtësisë, themelon Akademinë e Drejtësisë dhe rregullon statusin, funksionet dhe organet e saj, mënyrën dhe kushtet sipas të cilave kryhet trajnimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të shtetit të Republikës së Kosovës, trajnimi i personelit administrativ gjyqësor dhe prokurorial, si dhe çështje të tjera në pajtim me ligjin.
Ligji po përcakton Këshillin Drejtues, Këshillin Programor dhe Drejtorin Ekzekutiv, si organet më të larta drejtuese.
Këshilli Drejtues i Akademisë ka një përfaqësim të institucioneve të drejtësisë dhe qeverisë përfshirë edhe përfaqësimin etnik. Kjo përbërje siguron një përfaqësim gjithëpërfshirës dhe të drejtë të interesave të akterëve të drejtësisë në Kosovë dhe garanton pavarësinë dhe paanshmërinë e Akademisë në funksion të interesit më të mirë të sistemit gjyqësor dhe prokurorial në vend.
Këshilli Drejtues i Akademisë, përbëhet nga nëntë (9) anëtarë, nga të cilët dy (2) janë anëtarë ex officio. Kryetari i Gjykatës Supreme dhe Kryeprokurori i Shtetit, ndërsa shtatë (7) anëtarë, nga institucionet e mëposhtme:
Përgjegjësitë e Këshillit Drejtues janë të përcaktuara me ligj;