Këshilli Programor

Këshilli Programor është organ profesional i cili angazhohet për të siguruar cilësi për trajnimet e ofruara nga Akademia.

Këshilli Programor përbëhet prej shtatë (7) anëtarëve, të cilët i emëron Këshilli Drejtues, nga radhët e gjyqtarëve, prokurorëve të shtetit dhe ekspertëve tjerë.

Mandati i anëtarëve të Këshillit Programor, me përjashtim të drejtorit ekzekutiv, është katër (4) vite me të drejtë rizgjedhjeje edhe për një mandat.

Kryesuesi i Këshillit Programor është ex officio Drejtori Ekzekutiv i Akademisë.

Për punën e tij Këshilli Programor i raporton Këshillit Drejtues

Këshilli Programor në bazë të ligjit ka këto kompetenca:

  • harton propozim programin e trajnimeve të Akademisë në bashkëpunim me KGJK në dhe KPK-në;
  • përcjell realizimin e programeve dhe suksesin e tyre;
  • jep orientime për avancimin e metodave dhe teknikave trajnuese, pavarësisht dhe në bashkëpunim me trajnuesit dhe mentorët;
  • jep mendim, për listën e trajnuesve dhe mentorëve;
  • jep këshilla, propozimeve dhe sugjerimeve, organeve të Akademisë për përmirësimin e kualitetit të trajnimeve;
  • kryen edhe punë tjera të përcaktuara me këtë ligj dhe akte nënligjore të Akademisë.
Prapa