08-10-2018

Sigurimi i kërkesëpadisë

Më 9 tetor 2018, Akademia e Drejtësisë realizon trajnimin me temë “Sigurimi i kërkesëpadisë”.

Në kuadër të këtij trajnimi prezantohen: Llojet e masave të sigurimit të kërkesëpadisë, kompetenca për të vendosur për masat e sigurimit të kërkesëpadisë, masat e përkohshme dhe kohëzgjatja e tyre, dallimi në mes të masës së përkohshme siguruese dhe masës siguruese dhe garancioni me rastin e caktimit të masës së sigurimit të kërkesëpadisë.

Përfitues në  këtë trajnim janë: Gjyqtarët e Gjykatave Themelore dhe bashkëpunëtorët profesional.

Prapa