06-11-2018

Përmbarimi i vendimeve gjyqësore në çështjet familjare dhe kontestet e punës

Më 6 nëntor 2018, Akademia e Drejtësisë organizon  trajnimin me temë “Përmbarimi i vendimeve gjyqësore në çështjet familjare  dhe kontestet e punës”.

Në kuadër të këtij trajnimi prezantohen:  Organi përmbarues dhe kompetenca e tij; Vendimet e organit përmbarues dhe përmbajtja e tyre; Baza juridike për caktimin e përmbarimit tek rastet e kthimit të punëtorit në punë dhe dorëzimit të fëmijës; Veprimet e organit përmbarues dhe mënyra e zbatimit të përmbarimit.

Përfitues në  këtë trajnim janë: Gjyqtarët e Gjykatës Supreme të Kosovës, Apelit dhe gjykatave themelore në divizioni civil, bashkëpunëtorët profesional dhe përmbaruesit privat.

Prapa