26-11-2018

Praktika gjyqësore e Gjykatës Supreme, Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Themelore në çështjet administrative

Më 27 nëntor  2018, Akademia e Drejtësisë organizon tryezën me temë “Praktika gjyqësore e Gjykatës Supreme, Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Themelore në çështjet administrative”.

Në kuadër të kësaj tryeze prezantohen: Shqyrtimi i padisë;  Faktet e reja dhe dëshmitë e reja në konfliktin administrativ; Seanca publike në konfliktin administrativ; Detyrueshmëria e aktgjykimit; Procedurat sipas mjeteve juridike me praktikën aktuale të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës.

Përfitues në  këtë trajnim janë:    Gjyqtarët e Departamentit për Çështje Administrative të Gjykatës Themelore, Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Supreme të Kosovës në Prishtinë.

Prapa