15-05-2019

Krimet e luftës

Më 16-17 Maj 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), organizon trajnimin me temë “Krimet e luftës”.

Në kuadër të këtij trajnimi do të trajtohen: Baza ligjore vendore dhe ndërkombëtare për krimet e luftës; Format e zbatueshme të përgjegjësisë penale për krimet e luftës; Vendimet e Gjykatës Supreme dhe të Apelit në zbatimin e të drejtës penale ndërkombëtare në juridiksionin e Kosovës; Raste të studimit; Grupet e përbashkëta kriminale; Përgjegjësia komanduese.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Prokurorët e Kosovës - veçanërisht Prokurorët e PSRK, Gjyqtarët nga Departamentet e Krimeve të Rënda në gjykatat themelore dhe në Gjykatën e Apelit e në Gjykatën Supreme.

Prapa