02-07-2019

Parashkrimi sipas dispozitave të LMD-së

Më 3 Korrik 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), organizon trajnimin me temë  “Parashkrimi sipas dispozitave të LMD-së”.

Në kuadër të këtij trajnimi do të trajtohen: Rregullat e përgjithshme të parashkrimit; Llogaritja e fillimit, ndërprerjes së parashkrimit dhe rrjedha e parashkrimit; Heqja dorë nga parashkrimi; Afatet e parashkrimit për kërkesat e caktuara, si dhe ndalja e parashkrimit.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët e Gjykatave Themelore, Apelit dhe bashkëpunëtorët profesional.

Prapa