04-07-2019

Mbrojtja e të dëmtuarve dhe dëshmitarëve

Më 5 Korrik 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), organizon trajnimin me temë “Mbrojtja e të dëmtuarve dhe dëshmitarëve”.

Në kuadër të këtij trajnimi do të trajtohen: Kërkesa për masë mbrojtëse apo anonimitet dhe lëshimi i urdhrit mbrojtës nga gjyqtari; Urdhri për anonimitet si dhe format e tij dhe procedura për shpalljen e personit dëshmitar të mbrojtur dhe përfitimet e tij sipas ligjit.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor dhe të apelit.

Prapa