01-09-2023

FTESË PËR APLIKIME - Trajnim i Trajnuesve lidhur me “Arsyetimin e vendimeve gjyqësore"

Akademia e Drejtësisë së Kosovës në bashkëpunim me projektin e Këshillit të Evropës: “Mbështetje për Gjykatën Kushtetuese në zbatimin dhe promovimin e standardeve evropiane për të drejtat e njeriut”, organizon Trajnimin e Trajnuesve (TiT lidhur me Arsyetimin e vendimeve gjyqësore për ushtruesit e profesionit ligjor në sistemin gjyqësor, duke përfshirë gjyqtarët, prokurorët, aktiv në fushën e trajnimit gjyqësor.

Qëllimi i përgjithshëm i këtij trajnimi me kohëzgjatje një ditë e gjysmë (1.5 ditor) është që t’i zhvillojë kapacitetet e profesionistëve të interesuar ligjor, të cilët aktualisht janë ose do të caktohen në të ardhmen në trajnime dhe arsimim ligjor në sektorin e Drejtësisë, për përdorimin e ideve më thelbësore dhe mjetet që kanë të bëjnë me hartimin dhe arsyetimin e vendimeve gjyqësore. Trajnimi bazohet në doracakun e zhvilluar nga projekti si një mjet i gjithanshëm që mund të përdoret në procesin e trajnimeve profesionale për profesionistët e drejtësisë, si një material i dobishëm për t'i udhëzuar ata në kuptimin e standardeve ndërkombëtare në fushën e hartimit të vendimet gjyqësore.

Shkarko thirrjen duke klikuar këtu

 

 

Prapa