04-11-2021

Shpallje: Programi Trajnimi i Trajnuesve për shërbimet e ndërmjetësimit

Akademia e Drejtësisë e Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Shërbimin Federal të Ndërmjetësimit dhe Pajtimit (FMCS) të SHBA-së, të mbështetur dhe të financuar nga Zyra për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit (INL) pranë Ambasadës së SHBA-së, së bashku janë duke ndërmarrë përpjekje për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve të ndërmjetësimit në Kosovë. FMCS është një agjenci e pavarur e qeverisë amerikane, e përbërë nga mbi 135 ndërmjetësues me orar të plotë, që veprojnë në emër të qeverisë amerikane për të zgjidhur konflikte nga një sërë fushash, duke përfshirë, punën, punësimin, politikat publike dhe lloje të tjera të kontesteve, si dhe për të ndërtuar kapacitetet e partnerëve ndërkombëtarë. 

Në linqet më poshtë gjeni detajet e shpalljes.

 

Shpallje: Programi Trajnimi i Trajnuesve për shërbimet e ndërmjetësimit

Formulari i aplikimit për Trajnues të Ndërmjetësuesve në Kosovë

 

Prapa