Trajnimi i Trajnuesve

Me qëllim të realizimit të trajnimeve me një metodologji bashkëkohore, AD ka në fokus të veçantë ngritjen e kapaciteteve të trajnuesve. Në këtë drejtim, vazhdimisht organizohen trajnime për trajnues në mënyrë që ata të aplikojnë teknikat më të avancuara të trajnimit.  

Një numër i trajnimeve për trajnues shfrytëzohen edhe për hartimin e draft programit të trajnimeve dhe moduleve të caktuara trajnuese. Kjo çasje zbatohet me qëllim që trajnuesit të përfshihen si identifikimin e nevojave për trajnim, ashtu edhe në metodologjinë për zbatim të programve tranuese. 

Zhvillimi i metodologjisë së trajnimeve është mbështetur edhe nga rregulla të veçanta të përzgjedhjes si trajnues në AD si dhe aplikimi i doracakut për trajnues dhe mentor të AD-së.

______________________________________________________________

Në bazë të nenit 5 të rregullave për zgjedhjen e trajnuesve të përkohshëm të AD-së, kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se Instituti Gjyqësor i Kosovës (AD) ka filluar procesin e përzgjedhjes së trajnuesve të përkohshëm

1. Njoftimi për aplikim për trajnues të përkohshëm në AD

2. Pyetësor i përbashkët

3. Formular për aplikim

4. Rregullat për Trajnues të përkohshëm

 

Prapa