Më 2 shkurt 2012, IGJK ka realizuar tryezën e diskutimeve nga lëmia penale me temë “Matja dhe Caktimi i Dënimit”.
Analizimi i çështjeve praktike që kanë të bëjnë me kriteret për matjen e dënimit, rrethanat lehtësuese dhe rënduese, rregullat e përgjithshme për zbutjen dhe ashpërsimin e dënimit, zbutja e dënimit si dhe ashpërsimi i dënimit për recidivizëm të shumëfishtë ishte qëllimi i këtij trajnimi.
Objektivat kryesore të këtij trajnimi ishin:
• Dallimi i kritereve kryesore për matjen e lartësisë së dënimit;
• Interpretimi dhe aplikimi i drejtë i dispozitave ligjore lidhur me rrethanat rënduese dhe lehtësuese, si dhe cilësitë personale të kryesit të veprës penale;
• Përcaktimi i rasteve kur mund të zbutet dënimi ndaj kryerësit të veprës penale;
• Identifikimi i rrethanave në të cilat mund të zbutet dënimi ndaj kryesit të veprës penale;
Pjesë e diskutimeve gjatë kësaj tryeze ishin edhe rastet nga praktika gjyqësore dhe shkëmbimi i përvojave me qëllim të eliminimit të dilemave të cilat shfaqen në praktikë. Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë nga të gjitha regjionet e Kosovës.
02-02-2012