Më 15 nëntor 2012, IGJK me përkrahje të UNDP ka mbajtur trajnimin me temë “E Drejta e Punës”. Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ishte trajtimi dhe zbërthimi i natyrës së kontesteve të punës, procedurës dhe afateve ligjore brenda të cilëve mund të kërkohet mbrojtja gjyqësore.
Si rezultat i këtij seminari pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:
• Të zbërthejnë natyrën e kontesteve të punës dhe dallojnë specifikat e procedurës gjyqësore në këto konteste.
• Të zbatojnë drejtë procedurën dhe afatet ligjore brenda të cilëve kërkohet mbrojtja gjyqësore,
• Të interpretojnë dhe dallojnë kontestet e punës që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe sigurinë në punë si dhe
• Të shpjegojnë marrëdhëniet e punës për kategoritë ndaj të cilëve aplikohet Ligji për Shërbimin Civil.
• Të interpretojnë dhe zbatojnë drejtë dispozitat e Ligjit të Punës në kontestet nga marrëdhënia e punës.
Gjate këtij trajnimi u shtjelluan çështjet që kanë të bëjnë natyrën e kontesteve të punës si procedurë e posaçme ligjore, procedurën dhe afatet ligjore brenda të cilëve mund të kërkohet mbrojtja gjyqësore, kontestet e punës që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe sigurinë në punë si dhe marrëdhënia e punës për kategoritë ndaj të cilëve aplikohet Ligji për Shërbimin Civil.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e lëmisë civile, gjyqtarët për kundërvajtje të të gjitha niveleve dhe nga të gjitha regjionet e Kosovës.
15-11-2012