Më 7 nëntor 2012, Instituti Gjyqësor i Kosovës në kuadër të fushëveprimit të vet ka realizuar sesionin trajnues me temën e lartshënuar.
Si rezultat i kësaj tryeze, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:
- identifikojnë strukturën organizative dhe kompetencat e gjykatave sipas Ligjit për Gjykata;
- zbatojnë drejt dispozitat ligjore që kanë të bëjnë me rolin dhe përgjegjësitë e gjyqtarëve sipas Ligjit për Gjykata;
- identifikojnë vështirësitë të cilat priten që do të paraqiten me rastin e zbatimit të Ligjit për Gjykata.
Gjatë kësaj tryeze u shtjelluan çështjet rreth zbatimit të Ligjit për Gjykata, përgatitjet dhe planifikimi për zbatim, organizimi, funksionimi dhe kompetencat e gjykatave të Republikës së Kosovës, të drejtat dhe detyrimet e gjyqtarëve sipas ligjit të ri për gjykata si dhe dispozitat kalimtare të këtij ligji.
Përfitues të kësaj tryeze ishin kryetarët e gjykatave dhe gjyqtarët nga të gjitha regjionet të Kosovës.
07-11-2012