News and Activities - Archive

30-10-2012

Procedura e Kundërvajtjes (PTA)

Më 30 tetor 2012, IGJK në bashkëpunim me UNDP në kuadër të Programit të Trajnimeve për Avancim ka realizuar modulin Procedura e Kundërvajtjes.

Objektivë kryesore ishte që pjesëmarrësit pas përfundimit të këtij trajnimi të jenë në gjendje të: 
•    shpjegojnë kuptimin e veprës kundërvajtëse;
•    bëjnë dallimin e veprave, kundërvajtëse me veprat tjera; 
•    identifikojnë procedurën dhe mënyrën e zbatimit të Ligjit mbi Kundërvajtjet dhe ligjeve specifike si dhe
•    njohin parimet bazë të procedurës kundërvajtëse ndaj të miturve.

Gjatë këtij trajnimi u trajtua në detaje baza ligjore për fillimin dhe zhvillimin e procedurës kundërvajtëse, përfshirë procedurën për të mitur, masat për sigurimin e pranisë së të pandehurit në këtë procedurë, marrja në pyetje e të pandehurit dhe dëshmitarëve, këqyrja e vendit të ngjarjes dhe ekspertimi, marrja e përkohshme e sendeve, seanca verbale, shkelja e rendit të procedurës kundërvajtëse, aktvendimi mbi kundërvajtjet (përpilimi, dorëzimi dhe mjetet juridike).

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e posa emëruar të gjykatave për kundërvajtje nga gjitha regjionet e Kosovës.

Share :