News and Activities - Archive

17-10-2012

IGJK dhe OAK nënshkruajnë Memorandum të Mirëkuptimit

IGJK dhe OAK nënshkruajnë Memorandum të Mirëkuptimit

Më 17 tetor 2012 Instituti Gjyqësor i Kosovës dhe Oda e Avokatëve të Kosovës nënshkruan një Memorandum të Mirëkuptimit, për krijimin e bashkëpunimit për mundësinë e shkëmbimit të kapaciteteve profesionale dhe praktikave më të mira të ndërsjella.

IGJK dhe OAK në këtë marrëveshje zotohen se do të shkëmbejnë materiale të ndryshme trajnuese dhe praktika më të mira të cilat konsiderohen të nevojshme për ngritjen profesionale të trajnuesve dhe përfituesve të secilit institucion.

Memorandumi i Mirëkuptimit u nënshkrua në një ceremoni solemne që u mbajt në Gjykatën Supreme të Kosovës, nga Kryetari i Këshillit Drejtues të IGJK-së, z. Fejzullah Hasani, Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës z. Ibrahim Dobruna dhe nga Drejtori i Institutit Gjyqësor të Kosovës z. Lavdim Krasniqi.

Share :