News and Activities - Archive

20-02-2012

Aktivitetet nga Programin Fillestar për Arsimim Ligjor ( PFAL)

Trajnimi në Programin Fillestar për Arsimim Ligjor në fazën e dytë dhe të tretë për gjeneratën e katërt, ka vazhduar edhe gjatë muajit janar dhe tashmë është pothuajse në përfundim të trajnimit të këtij programi.

 

Edhe gjatë kësaj periudhe, për fazën e dytë trajnimet janë organizuar  ne 12 module trajnuese, në të cilat trajnuesit përdorin metodat e kombinuara teorike dhe praktike gjë e cila e bën trajnimin atraktiv dhe shumë profesional.

Trajnimi për këtë fazë organizohet 3 ditë në javë, në orar të plotë pune sipas orarit të përcaktuar dhe është vijuar nga 56 kandidatë. Gjatë muajit janar 2012 janë mbajtur 32 sesione trajnimi.

Faza e tretë është karakterizuar nga trajnimi praktik për kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë të cilët trajnimet për këtë fazë i ndjekin në gjykata/përkatësisht prokurori duke u mbështetur nga mentorët e tyre. Në këtë fazë kandidatët kanë ndjekur trajnimet 2 ditë në javë.

Me qëllim të përgatitjes së provimit përfundimtarë për fazën e parë të PFAL IV i cili do të mbahet gjatë muajit shkurt, trajnuesit kanë hartuar provimin për kandidatët në secilin modul trajnues, duke aplikuar përshtatshmërisht rregullat për hartimin e Provimit Përgatitor.

 

Share :