Më 31 korrik, 2012 partnerët nga Kosova Gjermania, Franca dhe Hungaria prezantuan bashkëpunimin e tyre dhe sukseset në kuadër të Projektit të Binjakëzimit për Reformën e Sistemit të Arsimit Ligjor. Shef i Operacioneve në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Christof Stock, e hapi ceremoninë dhe përgëzoi Institutit Gjyqësor të Kosovës (IGJK) dhe institucionet e tjera lokale që ishin përfitues në kuadër të projektit të Binjakëzimit për arritjet e tyre të rëndësishme. Përfitues të tjerë, përveç IGJK-së, ishin Fakulteti Juridik i Universitetit te Prishtinës, Oda e Avokatëve të Kosovës dhe Qendra Juridike e Kosovës.
Drejtori i IGJK-së, Lavdim Krasniqi paraqiti sukseset e mëposhtme që IGJK ka arritur në partneritet me Projektin e Binjakëzimit: • Mbështetje për zhvillim e planprogramit pas analizës krahasuese.
Analiza e programeve të trajnimit të IGJK-së dhe sistemet më të avancuara për arsimimin ligjor, i bërë nga ekspertët e Projektit të Binjakëzimit, ka ofruar një sërë rekomandimesh për IGJK-në. Këto analiza kanë ndihmuar IGJK-në në përmirësimin e cilësisë së përmbajtjes së programit të trajnimit.
• Programet e trajnimit mbi të Drejtën e BE-së dhe KEDNJ.
Projekti i Binjakëzimit ka ofruar trajnim për gjyqtarët, prokurorët dhe kandidatët për këto poste në aspektet kryesore të së Drejtës së BE-së dhe KEDNJ-së.
• Zhvillimi i doracakëve dhe materialeve trajnuese
Nga ekspert te projektit janë hartuar doracak për zbatimin praktik të ligjit të BE-së, doracak për prokurorët, doracak për gjyqtarët dhe doracak mbi Ligjin Penal Ndërkombëtar duke u fokusuar në krimet e luftës.
• Marrëdhëniet e krijuara ne mes te IGJK dhe institucioneve të trajnimit të BE-së
Me mbështetje ne projekti i binjakëzimit IGJK ka themeluar raporte bashkëpunimi me Shkollën e Magjistraturës në Francë, Akademitë Gjyqësore në Gjermani dhe Hungarisë. Janë bërë shkëmbime te vizitave, trajnimeve dhe programeve praktike për gjyqtarë dhe prokurorë nga Kosova, me ç’rast kanë përfituar 24 persona.
• Ndërtimi i kapaciteteve të menaxhimit të IGJK-së, stafit të IGJK-së dhe trajnuesve të IGJK-së
Projekti i Binjakëzimit ka mbështetur ndërtimin e kapaciteteve të udhëheqjes së IGJK-së, stafit dhe trajnuesve të IGJK-së. Janë realizuar vizita studimore në Francë, Gjermani dhe Hungari te cilat rezultuan me hartimin e një platforme strategjike për zhvillimin e IGJK-së dhe mundësuan përfshirjen e moduleve të cilat do të ndihmojnë ndërtimin e aftësive sociale për gjyqtarët/prokurorët dhe kandidatët për këto pozita.
• Themelimi i Platformës e-learning
Platforma e të mësuarit në distancë (e-learning), e krijuar nga ekspertët e binjakëzimit ka avancuar metodologjinë e trajnimit të IGJK-së. Kjo platformë është funksionale dhe trajnimet e para tani janë duke u mbajtur. Një njësi e veçantë e cila merret me organizimin e trajnimeve përmes kësaj platforme është themeluar në IGJK.
• Përmirësimet në metodologjinë e trajnimit
Si rezultat i programit për Trajnimin e Trajnuesve, janë certifikuar 16 trajnues mbi të Drejtën e BE-së, 8 trajnues mbi KEDNJ dhe 6 trajnues mbi të Drejtën Penale Ndërkombëtare. Trajnuesit vendor të certifikuar nga këto programe, kanë hartuar një doracak mbi të Drejtën e BE-së, një doracak trajnimi për zbatimin e KEDNJ-së dhe një doracak trajnimi mbi të Drejtën Penale Ndërkombëtare me fokus në krimet e luftës.
• Përvojat e drejtpërdrejta
Kryetari i Gjykatës së Qarkut në Pejë, Salih Mekaj gjithashtu diskutoi mbi përfitimet e drejtperdrejta nga Projekti i Binjakëzimit dhe bëri komente shume pozitive në emër të gjyqtarëve duke u fokusuar ne vizitën studimore në Gjermani dhe trajnimin mbi të Drejtën Penale Ndërkombëtare (me fokus në Krimet e Luftës).
Udhëheqësi i Programit të Binjakëzimit Erns Merz dhe Hans-Ulrich Borchert, Këshilltar Rezident i Projektit te Binjakëzimit falënderoi Drejtorin e IGJK-së dhe stafin e IGJK-së që kontribuuan ne arritjen e sukseseve te projektit.
31-07-2012