Në muajin janar 2012, me qëllim të mbështetjes së trajnuesve në realizimin sa me më sukses të programeve të ndryshme për arsimim ligjorë, IGJK ka hartuar “Doracakun për Trajnues”, i cili përmban udhëzime të përgjithshme për trajnues, shpjegon praktikat e punës së trajnuesit dhe unifikon procedurat e angazhimit dhe vlerësimit të trajnuesve vendor dhe ndërkombëtarë.
Publikimit të këtij doracaku është bërë me qëllim të sigurimit të praktikave të standardizuara me rastin e organizimit të programeve të ndryshme dhe nga trajnues të ndryshëm.
Organizimi i trajnimeve për gjyqtarë, prokurorë dhe profesionist tjerë të gjyqësisë kërkon angazhimin dhe pjesëmarrjen e shumë njerëzve. Për këtë arsye, ky doracak i drejtohet të gjithë personave që marrin pjesë në përgatitjen dhe realizimin e trajnimeve në IGJK.
Ky doracak është i pari i këtij lloji i hartuar nga IGJK, prandaj do të ndihmoj trajnuesit në përgatitjen dhe realizimin e trajnimeve në mënyrë sa më profesionale.
20-02-2012