News and Activities - Archive

01-09-2013

Punëtori me mentorët për përgatitjen e Doracakut për PFAL - faza e III-të

Aktivitetet nga Programi Fillestar për Arsimim Ligjor (PFAL) 

Më 13 dhe 14 shkurt 2012, është organizuar një punëtori dy ditore me mentorët e kandidatëve të PFAL, të cilët mbështesin realizimin e trajnimit të fazës së tretë të PFAL. 

Punëtoria është organizuar në mbështetje të GIZ. 

Në cilësi të ekspertëve trajnues në këtë punëtori ishin, Thomas Zwiebler, Gjyqtar, Udhëheqës për trajnim gjyqësor në Gjykatën Rajonale në Karlsruhe, Prof. Charlotte Schulze, Avokate, Eksperte për trajnim juridik, Prof. Dr. Jürgen Fischer, Psikolog, Zhvillues i kurrikulës dhe ekspert për mësimin e të rriturve dhe Mary Aguirre Shahin, Këshilltare Speciale e OSBE-së në Institutin Gjyqësor të Kosovës.

Organizimi i kësaj punëtorie ka ardhur pas disa takimeve pune të realizuara nga ekspertët e angazhuar nga GIZ, përfaqësuesve të IGJK-së dhe mentorëve të cilat kishin për qëllim identifikimin e nevojave dhe ofrimin e përvojës gjermane për mbështetje në realizimin e fazës së tretë të PFAL. Si rezultat i këtyre takimeve është hartuar një draft Doracak për fazën e tretë të trajnimeve në këtë program trajnimi. 
Objektivat kryesore të kësaj punëtorie nga trajnuesi ishin:

•   Prezantimi dhe diskutimet rreth draft Doracakut;
•   Diskutimi dhe informatat kthyese për fazën e mentorimit;
•   Të gjeturat dhe rekomandimet e Mentorëve për plotësimin e draft Doracakut.

Në ditën e parë të punës me të gjithë pjesëmarrësit u diskutua për rëndësinë e punës së mentorëve, objektivat kryesore të doracakut, metodat e punës gjatë mentorimit, qasja në doracak si dhe diskutime e informata kthyese për procesin e mentorimit, ndërsa gjatë ditës së dytë pjesëmarrësit janë ndarë në grupe sipas profilit përkatës, gjyqtarë që merren me raste civile, gjyqtarë që merren me raste penale dhe prokurorë, me të cilët u diskutuan kompetencat e përgjithshme dhe ato profesionale të cilat janë paraparë me doracak. Kjo punëtori ka pasur rëndësi të veçantë për disa arsye, ndër të cilat veçojmë;

- të gjithë mentorët kanë pasur mundësinë që të shprehin opinionet e tyre dhe të ndajnë përvojat e ndryshme që kanë pasur gjatë realizimit të programit të trajnimeve në këtë fazë,
- ndikimi i dukshëm në përmirësimin e shkathtësive profesionale lidhur me përmbushjen e detyrave të mentorit,
- diskutimet me ekspertët nga Gjermani dhe marrja e përvojave drejtpërdrejt nga profesionist të kësaj fushe,
- pjesëmarrja aktive në hartimin e Doracakut për fazën e tretë të PFAL e cila do të ketë ndikim pozitiv në zbatimin e tij,

Në përfundim, përfaqësuesit e IGJK-së dhe përfaqësues të GIZ diskutuan me ekspertët për rezultatet e punëtorisë si dhe identifikuan hapat e ardhshëm të cilët do të ndërmerren deri në përfundimin e Doracakut për trajnimet e fazë së tretë të PFAL.

Share :