News and Activities - Archive

02-08-2022

Nën moduli – “ Menaxhimi i rasteve ” tema – “ Smili në funksion të menaxhimit ”, sesioni i tretë

Më 02 Gusht 2022, Në kuadër të Programit për Trajnimin Fillestare për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ Menaxhimi i rasteve” me trajnues z. Ardian Hajdaraj Prokuror Prokuroria Themelore Pejë.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen këto tema: Rëndësia e menaxhimit elektronik të lëndës, planifikimi i resurseve për seanca, njoftimi i nevojshëm dhe hapat e tërësishëm në Smil të përdoruesit në prokurori.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive.

Përfitues të trajnimit janë 6 prokuroret e sapo emëruar.

Share :