News and Activities - Archive

09-08-2022

Nën moduli - Procedura kontestimore-pjesa e parë, tema: Mjetet e jashtëzakonshme të goditjes

Më 09 gusht 2022, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e (9) për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ Procedura kontestimore-pjesa e parë ”, në mbështetje të trajnuesit z. Fejzullah Rexhepi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Gjaë realizimit të këtij sesioni janë duke u trajtuar: revizioni, përsëritja e procedurës, kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë dhe kompetenca për paraqitjen e kërkesës për mbrojte të ligjshmërisë

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapo emëruar.

Share :