News and Activities - Archive

06-09-2022

Nën moduli – E drejta e detyrimeve – tema: shpërblimi i dëmit

Më 06 shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e pestë, trajnues nga nën moduli “E drejta detyrimore”, në mbështetje të trajnuesit z. Rafet Haxhaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: kompensimi i dëmit dhe  llojet e kompensimit të dëmit, nocioni dhe qëllimi i shpërblimit të dëmit, kompensimi i dëmit material, vëllimi i dëmit material, kompensimi i dëmit jomaterial, shpërblimi në të holla për personin juridik, trashëgimia dhe cedimi i kërkesës së shpërblimit të dëmit jomaterial.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Share :