News and Activities - Archive

07-09-2022

Nën moduli: Krimi kibernetik, tema: Pajisjet Dixhitale

Më 07 shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e tretë trajnues nga nën moduli “Krimi kibernetik”, në mbështetje të trajnuesit z. Skender Çoçaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: historia dhe internetit, rrjeti mbarë botëror (WWW), krimi kibernetik si vepër penale – legjislacioni i brendshëm, procedura e ndjekjes, bashkëpunimi ndërkombëtarë dhe pika e kontaktit

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre dy janë të komunitetit serb.

Share :