Me 20 qershor 2012, IGJK ka mbajtur trajnimin e radhës me temë “Kompensimi i Dëmit”.
Objektivat mësimore të këtij trajnimi ishin që pjesëmarrësit pas përfundimit të tij të jenë në gjendje që të:
• njohin bazën juridike të përgjegjësisë subjektive dhe objektive për shkaktimin e dëmit;
• shpjegojnë llojet e dëmit dhe zbatojnë drejtë kriteret për vlerësimin e dëmit.
• njohin dhe dallojnë rrethin e personave që kanë të drejtën e kompensimit të dëmit jo material;
• zbatojnë drejtë dispozitat e Ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve lidhur me dëmin në praktikën gjyqësore.
Në fokus të këtij trajnimi ishin kriteret për vlerësimin e dëmit të cilat duhet ti zbatoj gjykata. Trajnimi u përshkua edhe me shembuj të vendimeve nga praktika gjyqësore vendore dhe e shteteve të huaja duke krahasuar zgjidhjet që bëjnë gjykatat e këtyre vendeve në lëndët e kompensimit të dëmit. Trajnimi arriti të bartë përvoja të suksesshme në zbatimin e drejtë të dispozitave ligjore në praktikë lidhur me kompensimin e dëmit
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e lëmisë civile të të gjitha niveleve dhe nga të gjitha regjionet e Kosovës.
20-06-2012