News and Activities - Archive

08-09-2022

Nën moduli: Krimi kibernetik, tema: Provat Elektronike

Më 08 shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e katërt trajnues nga nën moduli “Krimi kibernetik”, në mbështetje të trajnuesit z. Skender Çoçaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: burimet mbulojnë çdo pajisje elektronike, dëshmitë në vendngjarje, integriteti i të dhënave, lista e kontrolleve, mbështetja nga ekspertë të fushës, trajnimi i oficerëve, llojet e sekuestrimit, sekuestrimi me anë të konfiskimit të pajisjes rezervë për ruajtjen e të dhënave, sekuestrimi i provave nga Interneti dhe mbledhja e provave dhe Konventa e Budapestit për krim kibernetik.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre dy janë të komunitetit serb.

Share :