News and Activities - Archive

08-09-2022

Nën moduli – E drejta e detyrimeve – tema: Parashkrimi

Më 08 shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e shtatë, trajnues nga nën moduli “E drejta detyrimore”, në mbështetje të trajnuesit z. Erdogan Haxhibeqiri, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: afati i parashkrimit, ndalja e parashkrimit, dispozitat e veçanta për ndaljen e parashkrimit, ndërprerja e parashkrimit dhe shkaqet për ndërprerje të parashkrimit.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Share :