News and Activities - Archive

09-09-2022

Nën moduli: Përgjegjësia e personave juridik, tema: Përgjegjësia penale e personave juridikë dhe kuptimi i personit juridik

Më 09 shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e parë trajnues nga nën moduli “Përgjegjësia e personave juridik”, në mbështetje të trajnuesit z. Kreshnik Radoniqi, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit-Departamenti Special.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtua: zanafilla, teoritë dhe Legjislacioni ndërkombëtar për përgjegjësinë penale të personit juridik, rregullimi i përgjegjësisë penale të personit juridik nga legjislacione të disa vendeve dhe përgjegjësia penale e personave juridik sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës .

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 30 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre dy janë të komunitetit serb.

Share :