News and Activities - Archive

15-09-2022

Moduli: Roli i gjyqtarit në procedurën paraprake, tema: Kontrollimi i personit sendit dhe objekteve

Më 15 shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e tretë trajnues nga nën moduli “Roli i gjyqtarit në procedurën paraprake”, në mbështetje të trajnuesit z. Ali Kutllovci, Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: mënyrat dhe kushtet e kontrollit, kompetenca për urdhër kontroll, urdhri për anonimitet nga publiku, kufizimet në kontroll, kontrolli pa urdhër të gjykatës dhe pranueshmëria e provave të marra gjatë kontrollit.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre dy janë të komunitetit serb.

Share :