PTA
Moduli: Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale
Më 5 qershor 2012, IGJK në kuadër të Programit të Trajnimeve për Avancim ka realizuar ciklin e dytë me radhë nga moduli i Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale me temë: “ Dënimet për bashkim të veprave penale dhe veprat penale në vazhdim”.
Objektivë kryesore ishte që pjesëmarrësit pas përfundimit të këtij trajnimi të jenë në gjendje të:
• Identifikojnë dënimet për bashkim të veprave penale dhe veprat penale në vazhdim;
• Dallojnë sistemet e matjes së dënimit për veprat penale në bashkim dhe veprat penale në vazhdim;
• Analizojnë drejtë kushtet dhe rrethanat me rastin e shqiptimit të këtyre dënimeve dhe
• Njohin efektin e zbatimit të këtyre instituteve në praktikë.
Gjatë këtij trajnimi u trajtuan në detale baza ligjore e veprës penale në vazhdim, praktika e deritanishme e dënimit për veprat penale në vazhdim si dhe dënimet për veprat penale në bashkim. Të gjitha këto janë trajtuar sipas ligjit aktual dhe në kontestin e ndryshimeve dhe risive sipas Projekt Kodit Penal.
Përfituesit e këtyre trajnimeve patën rastin që përmes katër rasteve hipotetike dhe punës në grupe të demonstrojnë njohuritë e tyre në hartimin e dispozitivit të një vendimi me theks të veçantë për veprat penale në vazhdim dhe bashkimin e dënimeve.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët dhe prokurorët nga gjitha regjionet e Kosovës.
05-06-2012