Tryezë diskutimesh: Paraburgimi përfshirë paraburgimin në procedurë të shkurtër dhe masat e tjera të sigurimit të pranisë së të pandehurit në procedurë
Më 23 shkurt 2012, IGJK ka realizuar sesionin trajnues nga lëmia penale, me temën e lartpërmendur.
Çështjet e trajtuara në këtë trajnim ishin ato që kanë të bëjnë me paraburgimin duke filluar nga kërkesa e prokurorit publik për caktimin,vazhdimin dhe heqjen e paraburgimit duke përfshirë edhe paraburgimin në procedurën e shkurtër.
Njëkohësisht përmbajtja, forma, arsyetimi i aktvendimit për paraburgim, procedura për marrjen e këtij aktvendimi dhe ankesa kundër aktvendimit për paraburgim ishin çështjet e analizuara në kuadër të sesionit trajnues. Paralelisht me diskutimin e këtyre temave, u bë edhe vështrimi i rasteve nga praktika si dhe shkëmbimi i përvojave përmes diskutimeve interaktive me qëllim të eliminimit të dilemave dhe paqartësive të cilat shfaqen në praktikë.
Objektivat e kësaj tryeze ishin që pjesëmarrësit pas përfundimit të tij të janë në gjendje që:
• Të identifikojnë se për të cilat raste mund të caktohet paraburgimi;
• Të njohin procedurën që duhet ndjekur prokurori dhe gjyqtari i procedurës paraprake rreth paraburgimit;
• Të arsyetojnë më mirë aktvendimet për paraburgim;
• Të dallojnë specifikat e paraburgimit dhe masave tjera për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë;
Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarë dhe prokurorë nga të gjitha nivelet dhe nga të gjitha regjionet e Kosovës.
23-02-2012