PTA- Civile
E Drejta Civile Materiale dhe Procedurale
Më 12 mars 2012, IGJK, në kuadër të Programit të Trajnimeve për Avancim realizoi sesionin e radhës me temë: “E Drejta Civile Materiale dhe Procedurale”. Në kuadër të këtij trajnimi janë trajtuar çështje që kanë të bëjnë me prezumimet për zhvillimin e procedurës kontestimore, paditë për mbrojtjen nga akti i pengim posedimit dhe paditë për mbrojtjen e pronësisë.
Ky trajnim kishte disa objektiva për pjesëmarrësit, si:
• Identifikimi i prezumimeve për zhvillimin e procedurës kontestimore në faza të ndryshme të procedurës,
• Listimi i veprimeve të gjyqtarit për evitimin e mangësive që iu referohen prezumimeve procedurale,
• Njohja me format e posedimit dhe paditë për mbrojtjen e posedimit si dhe
• Njohja me format dhe paditë për mbrojtjen e pronësisë.
Për të zbërthyer këtë materie është analizuar baza ligjore nga trajnuesit por edhe nga vet pjesëmarrësit, janë dhënë sqarime edhe për kuptimin “poseduesi pronësor” si emërtim i ri që është futur në ligj, si dhe u përdorën shumë shembuj nga praktika gjyqësore si për pengim posedimin ashtu edhe për mbrojtjen e pronësisë.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët nga niveli komunal dhe i qarkut nga gjitha regjionet e Kosovës.
12-03-2012