Nga 15 deri 16 mars 2012, Drejtori i Akademisë Gjyqësore të Gjermanisë (DRA) bëri një vizitë studimore në Institutin Gjyqësor të Kosovës (IGJK). Qëllimi i kësaj vizite ishte shkëmbimi i ideve për zhvillimin e një doracaku si dhe bashkëpunimi i mëtutjeshëm në mes të IGJK-së dhe DRA-së.
Me datën 25 mars u organizua një tryezë diskutimesh me stafin e IGJK-së, gjatë kësaj tryeze Drejtori i DRA-së dhe Drejtori i IGJK-së prezantuan organizimin dhe funksionimin e dy institucioneve trajnuese që ata udhëheqin.Në këtë tryezë Udhëheqësi i Programit të Vazhdueshëm për Arsimim Ligjor (PVAL) dhe Udhëheqës i Programit Fillestar për Arsimim Ligjor (PFAL) prezantuan organizimin e programeve dhe aktiviteteve të tyre, ata gjithashtu prezantuan progresion e arritur, organizimin e provimeve përgatitore për kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë, si dhe përmbajtjen dhe implementimin e programit të PVAL-së dhe PFAL-së.
Si pjesë e kësaj tryeze, Drejtori i DRA-së bëri një prezantim shumë të rëndësishëm rreth përbërjes së DRA-së, funksionit të tij duke u fokusuar gjithmonë në programin e vazhdueshëm dhe programin fillestar për arsimim ligjor për gjyqtarë dhe prokurorë.
Në këtë ngjarje u shkëmbyen ide dhe komente të ndryshme në aspektin e arsimimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe në fund dy drejtorët u pajtuan që në të ardhmen të mbajnë kontakte dhe të ketë bashkëpunim të ngushtë në mes të DRA-së dhe IGJK-së.
Gjatë ditës së dytë të vizitës, Drejtori i DRA-së, vizitoi Gjykatën Supreme të Kosovës, Zyrën e Prokurorisë Shtetërore dhe Gjykatën Komunale të Prishtinës. Gjithashtu gjatë takimit u diskutua edhe Organizimi i gjykatave, zyrave të prokurorisë dhe reformat e ndryshme në sistemin gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës .
01-09-2013