PVAL-civile
Tryezë diskutimesh: Shkurorëzimi, pasuria e përbashkët e bashkëshortëve dhe besimi i fëmijës”
Më 22 mars 2012, IGJK, ka realizuar një tryezë diskutimesh nga lëmia civile me temën e lartpermendur.
Qëllimi kryesor i kësaj tryeze ishte trajtimi i dispozitave ligjore për sa i përket: zhvillimit të procedurës për shkurorëzim, mënyrën e zbatimit të këtyre dispozitave në praktikën gjyqësore dhe mënjanimin e dilemave eventuale të rasteve praktike.
Ndër objektivat kryesore ishin që gjyqtarët pas tryezës:
• Të zbatojnë në mënyrë efikase procedurën e zgjidhjes se martesës me shkurorëzim sipas dispozitave të Ligjit për Familjen të Kosovës.
• Të thellojnë njohuritë lidhur me inicimin e procedurës pranë gjykatës kompetente për zgjidhjen e martesës me shkurorëzim, pasurinë e përbashkët të bashkëshorteve dhe besimin i fëmijëve.
• Të dallojnë dhe zbatojnë drejtë procedurën paraprake (tentim pajtimi) dhe procedurën përfundimtare.
Gjatë diskutimeve nga pjesëmarrësit u iniciuan disa çështje praktike të cilat kërkuan trajtim të veçantë për zgjidhjen e tyre nga trajnuesit, u shqyrtuan disa vendime gjyqësore, si dhe u shkëmbyen përvoja pune me synim të unifikimit të praktikës gjyqësore.
Nga organizimi i këtillë trajnues përfituan gjyqtarët e lëmisë civile nga niveli i gjykatës komunale dhe të kundërvajtjes të te gjitha regjioneve.
22-03-2012