PVAL-penale
Tryezë e diskutimeve: Procedura penale ku përfshihen kryes me çrregullime mendore
Më 30 mars 2012, IGJK ka realizuar sesionin trajnues nga lëmia penale me temën e lartë cekur.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte shtjellimi i çështjeve praktike që kanë të bëjnë me procedurat për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri apo me ndalim, nëse vërtetohet nga gjykata se i pandehuri ka kryer vepër penale në gjendje të paaftësisë mendore.
Objektivat mësimore të këtij trajnimi ishin qe pjesmarresit:
• Të njoftohen për standardet dhe procedurën penale që zhvillohen për këtë kategori të personave kur këta kanë kryer vepër penale;
• Të zhvillojnë aftësitë profesionale rreth interpretimit autentik të normave që rregullojnë këtë sferë;
• Të demonstrojnë shkathtësitë profesionale gjatë zbatimit të kësaj procedure;
Gjatë kësaj tryeze u analizuan çështjet që kanë të bëjnë me procedurën penale ku përfshihen kryes me çrregullime mendore, duke përfshirë paraburgimin për persona me çrregullime mendore, shqyrtimin gjyqësor dhe marrjen e vendimit dhe ekzekutimin e këtyre masave.
Tryeza u përshkua edhe me raste nga praktika gjyqësore me qëllim të shkëmbimit të përvojave, respektimit të standardeve ndërkombëtare dhe trajtimit me humanizëm të këtyre personave, në rastet kur janë kryerës të veprës penale.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtar dhe prokuror të të gjitha niveleve nga të gjitha regjionet e Kosovës.
30-03-2012