Vlerësimi i provimit të fazës së dytë të PFAL IV
Në përfundim të trajnimit të fazës së dytë të PFAL IV, kandidatët i janë nënshtruar provimit në të gjitha modulet trajnuese në të cilat kanë ndjekur trajnime gjatë kësaj faze.
Pas administrimit të provimit, vlerësimi i të gjitha provimeve u bë nga trajnuesit gjatë muajit mars. Rezultati i kandidatëve në provim u cilësua pozitiv dhe për disa prej kandidatëve shumë i lartë, gjë kjo e cila dëshmon për përgatitjen e tyre për marrjen e detyrës së gjyqtarit apo prokurorit.
Pas vlerësimit, verifikimit dhe vendosjes së pikëve në formularët përkatës, u bë publikimi i rezultateve.
23-03-2012