News and Activities - Archive

16-11-2022

Nën moduli – “E drejta trashëgimore”, sesioni i dytë: Trashëgimia në bazë të testamentit

Më 16 nëntor 2022, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë grupi i parë është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “E drejta trashëgimore” me trajnuese  z. Zenel Leku, gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke trajtuar këto nën tema: Kuptimi i testamentit, Zotësia për të përpiluar testamentin, Llojet e testamentit, karakteristikat e testamentit, revokimi i testamentit, shkaqet kryesore mbi pa vlefshmërinë e testamentit, vëllimi i pavlefshmërisë së testamentit, testamenti absolut nul, testamenti relativ nul, përmbajtja e testamentit, barrët, afatet dhe kushtet, ruajtja e testamentit dhe Interpretimi i testamentit.

Metodologjia e trajnimit është duke zbatuar me raste praktike  dhe me anë të metodës interaktive.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar.

Share :