News and Activities - Archive

29-11-2022

Konventa e Stambollit: Forcimi i zbatimit në përfundimi i dhunës ndaj grave, dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore

Më 29 Nëntor 2022, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Studime Gjinore në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin me temë “Konventa e Stambollit: Forcimi i zbatimit në përfundimin e dhunës ndaj grave, dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore”.

Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është: z. Hilmi Jashari, ekspert.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Konventën e Stambollit si mjet i rëndësishëm për luftimin e sfidave dhe zbatimin e praktikave të mira.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtar, bashkëpunëtor profesional dhe  zyrtar ligjor nga gjykatat e prokuroritë, si dhe zyrtar nga zyra për ndihmë juridike falas.

 

 

Share :