Më 07 Dhjetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, është duke e realizuar trajnimin me temë “Menaxhimi i dosjes dhe lëndës në sistemin prokurorial”.
Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është : z. Valdet Gashi, Prokuror në Prokurorinë Speciale.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me organizimin e rrjedhës së punës dhe zhvillimit të lëndëve, mbledhja e të dhënave statistikore dhe raportimi si dhe menaxhimi efikas i lëndëve bazuar në metodologjinë CEPEJ.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë zyrtar ligjor nga te gjitha prokurorit e Kosovës
07-12-2022